Arjon Muça tregon sekretin e jetës seksuale të shëndetshme
Ish-banori i “Big Brother 2”, Arjon Muça pasi ka provuar një eksperiencë në një “reality show”, ku mund të thuhet çdo gjë para kamerave nuk e ka problem të vazhdojë ta bëjë ende. Kështu i ftuar në emisionin e orës së vonë “Top show” në Top Channel të Albana Dudushit, ku flitej për të ushqyerit e shëndetshëm, Arjoni ka pohuar se dieta e kontrolluar me fruta e perime ishte sekreti që ai kishte zbuluar për të pasur një jetë seksuale të shëndetshme. Ka tingëlluar si diçka e papritur për të ftuarit që ndodheshin në panelin e këtij emisioni të përnatshëm ajo që Ajroni tha. Ndërkohë që dieta dhe ushqimi i kontrolluar është dhe një nga mënyrat që ai të mbajë trupin në formë, si një djalë që sfilon në pasarelë. Kjo javë e ka gjetur të preokupuar, pasi ka qenë i angazhuar në “Tirana Fashion week”, që u organizua në teatrin e “TV Klan”. Paparaci ynë e ka fotografuar në një moment ku Arjoni po drejtonte drejt karriges së rezervuar në panelin VIP, showman-in Ardit Gjebrea, i cili kishte shkuar të ndiqte sfilatën e mamasë së Arjonit, stilistes Jona Muça. Gjatë programit “E diela shqiptare”, Jona ishte një nga stilistet që përzgjodhën modelet e kësaj sfilate.