Seldi ngushëllohet me Pamelën në Pub
Nuk ka qenë e lehtë për 24-vjeçarin nga Trana skualifikimi nga “Big Brother” të shtunën e kaluar. Ai humbi shansin për të fituar çmimin e madh por ndërkohë humbi mundësinë që të rrijë pranë të dashurës së tij Domenikës. Por si djalë i ri duket se shumë shpejt ka rikuperuar gjithçka. Sapo ka mbaruar spektakli, ai i është bashkuar grupit të eliminuarve dhe shkuar në Pub për t’u argëtuar. Ka rënë në sy shoqëria e tij kryesisht me Pamelën, një nga miket e tij brenda shtëpisë, por që nuk pati fatin të rrinte aq gjatë sa ai.