Arkitekture impresionuese Nje fabrike gjermane ne listen e UNESCO-s

Per me shume se 100 vjet fabrika bdquoFagus ka qene nje qender prodhimi per shume modele baze. Tani OKB ka vendosur qe te njohe fabriken ne Gjermanine Qendrore si nje kryeveper te arkitektures boterore. Me nje perberje masive prej celiku dhe qelqi ndertesa e dizenjuar nga arkitekti nga Bauhaus i mirenjohuri Walter Gropius tani eshte bere vepra me e fundit ne Gjermani qe fiton mbrojtjen si pasuri e UNESCO-s.
Organizata kulturore e Kombeve te Bashkuara njoftoi se fabrika bdquoFagus qe ndodhet ne qytezen e Alfeldit do tacutei bashkohet listes se trashegimise ne te cilen bejne pjese edhe struktura te tilla si Piramida e Gizes apo Statuja e Lirise.
Bildunterschrift Vepra e Walter Gropius behet pjese e trashegimise se UNESCO-s
Fagus - Pike kthese e arkitektures moderne
Fabrika e vecante qe eshte ndertuar prej vitit 1911 deri 1925 eshte bdquonje pike kthese ne zhvillimin e arkitektures moderne dhe dizajnit industrial tha UNESCO ne nje deklarate per shtyp. Aty thuhej gjithashtu se kompleksi bdquoFagus qe ende prodhon modele baze per kompanite e kepuceve bdquoka eklipsuar punen e shkolles se Bauhaus dhe eshte nje piedestal ne zhvillimin e arkitektures ne Europe dhe Ameriken e veriut.
Johanna Wanka ministrja e Kultures per Saksonine e Poshtme e ka pritur me mjaft gezim lajmin. bdquo100 vjet me pare nisi koha e stilit Bauhaus. Tani shohim qe i gjithe rajoni po perfiton nga ruajtja e kesaj ndertese historike tha Wanka. Gropius qe ne vitin 1919 krijoi shkollen e njohur te arkitektures Bauhaus mjaft influente ne Gjermanine para luftes konsiderohet nje prej pionereve te arkitektures moderne.
Autor David Levitz/Aurel Borici
Redaktoi Lindita Arapi