E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugh Hefner prezanton te dashuren e re

Hugh Hefner e ka marrë veten plotësisht nga ndarja me Crystal Harris, e cila e la vetëm pak ditë para ditës së martesës sepse “kishte ndërruar mendje”.

Pronari 85-vjeçar i ‘Playboy’ nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur një të dashur të re.

Hefner ka bërë të ditur lajmin në profilin e tij në Twitter duke prezantuar 27-vjeçaren Shera Bechard si të dashurën e tij të radhës, e cila ka shumë të përbashkëta me Crystal Harris.

Ajo është “lepurushe” e revistës së famshme, bjonde dhe shumë e re në krahasim me Hefnerin: saktësisht 53 vjet më e re.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›