E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkivi i Filmit pjese e projektit Memoria e Ballkanit

 Arkivi Qendror i Filmit është pjesë e projektit 3 vjeçar “Memoria e Ballkanit”
Në këtë projekt marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Shtetet përfituese të këtij projekti janë: Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Shefja e redaksisë së filmit Erjona Vyshka bën me dije se qëllimi kryesor është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë audiovizuale në këto vende.

Objektivi i projektit është të implementohen hapat e parë të një politike ambicioze në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kinematografike dhe audiovizuale. Ky projekt ka gjetur edhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Pas Konferences në Zagreb. Do të lançohen edhe një sërë konferencash të tjera, seminare, trajnime për profesionistët nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia.
Në vijim, përgjatë tre vjetëve, do të ketë edhe seminare të tjera në Sarajevë, në Shkup, në Podgoricë dhe në Zagreb, mbi probleme të ndryshme në lidhje me gjithë trashëgiminë filmike ballkanike.

Konferenca finale do të mbahet në korrik 2014 në Sarajevë dhe mbyll këtë fazë të parë të projektit, ku do të mbledhë edhe një herë të gjithë faktorët dhe protagonistët për të hartuar një plan sa më efikas për të gjitha masat dhe ndërhyrjet që do të merren në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit rajonal për të nxjerrë sa më shumë fonde nga donatorë dhe mbështetës të këtyre politikave në Evropë, në Ballkan si dhe më gjerë, për ndërhyrje të menjëhershme si në ruajtjen, ashtu edhe në dixhitalizmin dhe promovimin e kësaj trashëgimie.
Ky projekt i rëndësishëm vjen me bashkëfinancimin e Komisionit Europian, në kuadër të projektit European « Financial Instrument for Pre-accession Assistance (IPA) ».

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›