E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat ne Mamurras mbetet i vrare femija

Një 9-vjeçar ka mbetur i vdekur si dhe është plagosur rëndë një 42-vjecar pasi jane qelluar me bresheri automatiku nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur ne kryqezimin e Fushë-Mamurrasit mesditën e së martës, ku Muharrem Llanaj ka qenë duke udhëtuar me nipin e tij 9-vjeçar dhe është qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga dy persona.

Per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend 9-vjecari Indrit Llanaj, ndersa xhaxhai i tij 42-vjeçari Muharrem Llanaj ka marre plage te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe po heton per shkaqet. Burime nga policia lokale bejne te ditur se te dyshuar si autor te kesaj ngjarjeje jane Emanuel dhe Martin Shkreta, te cilet jane shpallur ne kerkim. Po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›