E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkivoli me trupin e Leka Zogut drejt Varrezave


Përcillet me nderime drejt banesës së fundit pretendenti për Fronin Mbretëror Leka Zogu.

Në respekt të figurës së tij, në homazhet e së shtunës ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha,ambasadorë të akredituar në Tiranë, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë të së majtës dhe të djathtës shqiptare, mbështetës të pretendentit, qytetarë të thjeshtë.

Fjalën e rastit para nisjes së arkivolit me trupin e pajetë të Leka Zogut drejt Varrezave Vdekja e Leka ZogutVdekja e Leka Zogut, Topi ngushëllon familjarët"The Independent" bën biografinë e Leka Zogut “Ju tregoj jetën dhe vdekjen e Leka Zogut I” të Sharrës, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha deklaroi se familja mbretërore nuk u bë kurrë vasale e ndonjë perandorie tjetër.

"Familja Zogu nuk negocioi kurrë për Kurorën Mbretërore, duke e konsideruar atë kurorë të shqiptarëve", tha Basha.

Leka Zogu pesoi nje arrest kardiak më 25 nëntor, ndersa vdekja e tij u njoftua mengjesin e 30 dhjetorit. Dita e shtunë u shpall ditë zije për shkak të kësaj ngjarjeje.

Ditën e djeshme, presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta, i shprehën ngushëllimet e tyre familjes mbretërore.

Ndërsa gazeta prestigjoze britanike “The Independent” i kushtoi një artikull të plotë pretendentit për fronin mbretëror, me titullin “Mreti shqiptar kontrovers”.

Për ndarjen nga jeta të Leka Zogut kryeministri Sali Berisha dhe kabineti i tij mbajtën një minutë heshtje në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë që ngushëllime në adresë të familjes mbretërore erdhën edhe nga Prishtina, si dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Monedha europiane ulet në 138 lekë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
Itali, armë nga ish-Jugosllavia

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›