E Diel, 1 Nëntor 2026

Dropulli i Poshtem gjashte fshatra nje muaj pa uje


Mijëra banorë të 6 fashtrave në komunën e Dropullit të Poshtëm prej 6 muaj nuk furnizohen me ujë të pishëm. Uji i cili vjen prej burimit të Nepravishtës humbet rrugës prej dëmtimeve të paligjshme, rënies së nivelit të burimit dhe investimit të ndërprerë për ndërtimin e një ujësjellësi për këtë zonë.

Banorët në fshatrat Frashtan dhe Lugar janë më së shumti të moshuar. Për ta është e papranueshme që të mungojë uji i pijshëm. Banorët po përpiqen të vënë në funksion sterat e dikurshme që grumbullojnë ujë nga ullukët e cative pasi nuk shohin zgjidhje tjetër.

Autoritetet lokale në komunën e Dropullit të Poshtëm bëjnë me dije se të gjashtë fshatrat furnizohen prej sistemit të pompave elektrike të cilat shpenzojnë shumë energji elektrike. Detyrimet e pashlyera të komunës për CEZ për shkak të kostos së papërballueshme kanë cuar në ndërprerjen e ujit për këto fshatra.

Ndërkaq sipas kryetarit të komunës Dhimitër Maluqi i cili nuk ka pranuar të prononcohet për kamerat, kësti i dytë i investimit për ujesjellësin e ri, investim i qeverisë, ende nuk ka mbërritur. Kjo situatë po e bën gjithnjë e më të vështirë mbulimin e kostove për furnizimin me ujë për 6 fshatra të kësaj komune.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Mbrojtja e personave me aftësi të kufizuara
Për shkak të zisë kombëtare që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Aftësise së Kufizuar, shoqatat përfaqësuese të kësaj kategorie kanë hartuar një rezolutë drejtuar institucioneve më të larta të shtetit dhe përfaqësive të huaja në vend lidhur me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të tyre.
Pasaportat, Korcë, procesi i ngadaltë
Pajisja me pasaporta biometrike në qytetin e Korcës ka sjellë zvarritje për qytetarët. Rruga e Adrianopolit, e shkatërruar
Rruga turistike që të con në drejtim të njërën prej zonave më të rëndësishme arkeologjikë në Luginën e Drinosit është plotësisht e rrënuar. Korcë, masa për qarkullimin e mjeteve
Stina e dimrit e cila në rajonin jug-lindor priret të jetë e karakterizuar më së shumti nga reshjet e borës, ka bërë që nga ana e Drejtorisë së Rrugëve të merren masa për menaxhimin e situatave problematike dhe për shmangien e bllokimit të segmenteve të ndryshme rrugore. Kakavijë, fluks lëvizjesh në hyrje e dalje
Rreth 15 mijë shtetas shqiptarë dhe 1000 të huaj kanë hyrë gjatë kësaj jave në Shqipëri prej pikës së kalimit kufitar të Kakavijes.


Lajmet kryesore

Kuvend, homazhe për Leka Zogun
Të pranishëm politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile
Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
“Microsoft” prezanton risitë për tregun shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›