Arma sekrete e Gareth Bale

Ylli i Tottenhamit, Gareth Bale po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion. Njëri nga lojtarët më të mirë në Premierligë po kalon formën jetësore duke udhëhequr skuadrën e tij drejt vendit të tretë aktualisht.
Por te forma e Bale, fshihet një armë sekrete. Janë çorapet e tij të veqanta ato që po quhen si arma sekrete e tij.
Çorapet ortopedike të Bale, sipas ekspertëve ndihmojnë në komoditet, shpejtësi, forcë të goditjes dhe siguri në këmbë.
Përveç Bale, të tilla çorape mbajnë edhe dy yjet e Chelseat, Demba Ba dhe Victor Moses./Indeksonline/