E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, dështon Carew, dilema Draxler-Van Nistelroy

Ka dështuar transferimi i John Carew te Interi. Sulmuesi norvegjez thuhet se nuk ka kaluar testet mjekësore duke kthyer mbrapa marrëveshjen e arritur. Pas dështimit të këtij transferi, Inter tani ka dy alternativa tjera për të sjellur një lojtar në skuadër.

Talenti i Schalkes, Julian Draxler është në agjendën e neroaxurëve. Talenti gjerman është i pëlqyeri i Masimo Moratit. Edhe sulmuesi Van Nistelroy është në planin e Inter.

Sulmuesi i pensionuar holandez mund të rikthehet nga pensionimi për të zëvëndësuar Diego Militin deri në fund të edicionit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›