Armand Duka për Egnatian: Urime, dëshiroj një përfaqësim sa më dinjitoz në Europë

Presidenti i FSHF-sëm Armand Duka ka uruar Egnatian për fitimin e titullit kampion në sezonin 2024/2025. “Një sezon fantastik me beteja të shumta deri në momentin e fundit”, shkruan ndër të tjera Duka duke vazhduar më tej, “urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe”.
Postimi i plotë:
Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!
Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.
Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.
Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik.