Hamburgu ngjitet në Bundesligë, festa desh u kthye në tragjedi

Hamburgu ngjitet në Bundesligë, festa desh u kthye në tragjedi
Entuziazmi për ngjitjen e Hamburgut në Bundesligë pas gjashtë vitesh në divizionin e dytë për pak sa nuk u kthye në tragjedi, pasi pati trazira brenda Volksparkstadion, me të paktën 25 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Në fund të ndeshjes, e fituar 6-1 ndaj Ulmit, dhe me gjithë paralajmërimet për të mos pushtuar fushën, tifozët e shumtë, mbi 56 mijë të pranishëm, u ngjitën mbi barrierat, disa u hodhën edhe nga tribuna, më pas iu dorëzuan teprimeve të euforisë, zënkave dhe akteve vandaliste. Policia duhej të përdorte forcën për të parandaluar që pushtimi të përfshinte edhe dhomat e zhveshjes.
“Futbollistë pushtuan fushën pas vërshëllimës së fundit në orën 22:20. Si pasojë, disa tifozë u dëmtuan: 44 persona morën trajtim mjekësor, pesë të lënduar lehtë, 19 në gjendje të rëndë dhe një person rrezikon të vdesë”, thanë mëngjesin e sotëm zyrtarët.
Hamburgu ra në divizionin e dytë për herë të parë në historinë e klubit në vitin 2018 dhe arriti të kthehej në Bundesligë vetëm në tentativën e shtatë.