Armando Broja mbyll sezonin, do të mungojë të paktën 6 muaj

Sezoni ka përfunduar për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar i Chelsea ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë në miqësoren kundër Aston Villas. Ai do të operohet së shpejti dhe, në rastin më të mirë, do të kthehet në fushë pas gjashtë muajsh.
Qendërsulmuesi i Chelseat ishte në listën e merkatos së shumë skuadrave për muajin janar, kohët e fundit ishin ringjallur shumë zërat për një sulm të mundshëm nga Milani për llogari të tij, si një blerje alternative nga londinezët te Ziyech. Prandaj ata rrezikojnë të ndryshojnë planet e kuqezinjve në këtë drejtim, si dhe ato të skuadrave të tjera, veçanërisht në Premier League (Ëest Ham e pëlqente shumë përpara se të merrte Scamacca, për shembull). Muajt e fundit për Brojën ishin interesuar edhe Atalanta e Napoli.