E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Modric, gjyshi i vrarë dhe finalja e Botërorit: një rastësi e

18 dhjetori është një datë e shënuar me rreth të kuq në kalendar nga Luka Modric. Është dita në të cilën ndodh vdekja e gjyshit të tij (emri i të cilit ishte Luka, si mesfushori i Realit) dhe do të jetë dita në të cilën do të luhet finalja e Botërorit në Katar. Një takim i pritur nga e gjithë Kroacia dhe që do të kishte një shije të veçantë për ish-fituesin e Topit të Artë. Më 18 dhjetor 1990 familja e tij jetoi tragjedinë e vrasjes së gjyshit nga rebelët serbë.

Vrasja ndodhi para shtëpisë së familjes Modric, në shpatet e malit Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi, e cila filloi në vitin 1991 dhe zgjati deri në vitin 1995, mes kroatëve, forcat qeveritare (të cilat kishin shpallur pavarësinë nga ish-Jugosllavia) dhe Ushtria Popullore Jugosllave e kontrolluar nga serbët.

“Ende e mbaj mend mirë gjyshin tim. Ai ishte mbrojtësi im. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shohë gjithçka që kam arritur”, tha mesfushori kroat gjatë filmit dokumentar Kapitenët, prodhuar nga FIFA. “Por ai padyshim është atje lart duke më shikuar dhe duke brohoritur për mua. E di që do të bëhet krenar. Nuk e dija cfarë kishte ndodhur kur e sollën në shtëpi”.

“E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtimi. Babai më përqafoi dhe më drejtoi tek arkivoli e më tha: “Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd”. Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin nga tragjedia”- kujton Modric.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›