Armando Broja qëndron në Premier League, Burnley ka akord me Chelsea

Armando Broja do të largohet nga “Stamford Bridge”, por jo nga Prermier League pasi Chelsea ka gjetur një ekip që është gati të paguajë sa kërkon për shërbimet e shqiptarit.
Sipas medieve britanike Broja do të transferohet te ekipi i Burnley, i cili është gati që të paguajë 25 milionë paund për kartonin e sulmuesit.
Zyrtarizimi i akordit pritet që të bëhet në 24 orët e ardhshme pasi Broja të ketë kryer edhe vizitat mjekësore.