E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lecce, Medon Berisha: Objektivi, të luaj më shumë

Mesfushori Medon Berisha, i lindur në vitin 2004, dha një intervistë për kanalet zyrtare të Lecces. Lojtari shqiptar foli rreth përgatitjes së tij atletike dhe sezonit të ardhshëm, i cili zyrtarisht fillon më 15 gusht.

“Kam një ndjenjë të mirë rreth përgatitjeve që kemi bërë. Punuam shumë dhe u përpoqëm shumë në stërvitje, jemi gati për sezonin e ri. Këto ishin prova të mira, dhe morëm pak kohë loje. Kërkesat e trajnerit Di Francesco? Ai na dha ide të reja për formacionin e ri që po përdorim”.

“Më ka kërkuar të sulmoj më shumë në thellësi dhe të përfshihem më shumë. Synimet e mia për sezonin e ardhshëm janë të luaj më shumë ndeshje, të qëndroj pa dëmtime dhe të siguroj mbijetesën tonë të katërt radhazi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›