E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armando Likaj sjell ne skene Don Xhovanin e Moxartit ne versionin modern

Pas 7 vitesh në opera ku ka skalitur personazhe të shumta, Baritoni Armando Likaj sjell nje personazh ndryshe, jo si te tjeret “Don Xhovani” qe nga të gjithë njihet me emrin Don Zhuani, joshës, i pacipë, dashnor i përjetshëm dhe tradhtar i pafytyrë. Kështu skalitet ky karakter nga Likaj. Mozarti është maja e zhvillimit muzikor dhe është një provim, per cdo artist sipas Baritonit. Opera gazmore e Moxartit jo vetëm që interpretohet për herë të parë nga një solist shqiptar, pasi para 7 vitesh është kënduar nga një bariton gjerman, por është edhe nje kthes drejt operas moderne ne koncept. Larg klisheve, pa kostumografike dhe skenografi të menduar gjithçka ndodh natyrshëm, si në prova. Ky ishte koncepti që regjisori austriak, Christian Papke solli për publikun shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›