E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthim ne nje fabrike eksplozivesh ne Kine vriten 12 persona

Një shpërthim masiv në një fabrikë eksplozivësh në Kinë lindore, la të vrarë të paktën 12 vetë ndërkohë që dhjetëra të tjerë mendohet të jenë nën rrënoja. Sipas burimeve qeveritare kineze ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë për të shmangur shpërthime të tjera të mundshme. Në ëebsite e kompanisë thuhet se aty prodhohen 10 mijë ton eksplozive industriale në vit. Sipas raportimeve nga vendngjarja forca e shpërthimit I ka hidhur copat e xhamave të thyer dhe betonit të shkatërruar në një distancë prej 200 metrash. Muret në ndërtesat përreth janë shkatërruar. Të mbijetuarit nga 34 njerëz që kanë qenë në fabrikë në momentin e shpërthimit janë dërguar në spital. Shkaqet e shpëthimeve si edhe numri i të plagosurve nuk janë bërë të ditura ende. Autoritetet thanë se po bëjnë gati listat e të vrarëve e të plagosurve dhe pas përfundimit do ti publikojnë ata. Megjithë masat e rrepta të marrë në këtë industrui në Kinë shpesh rregullat e sigurisë injorohen dhe aksidente të tilla po bëhen të zakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›