E Diel, 1 Nëntor 2026

Armatoset opozita siriane: Jemi gati të përballemi me ushtrinë e Al Assad

Kryengritësit sirian thonë të kenë pranuar armë të reja të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës kundër regjimit sirian, lajmëron një zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Siriane-FSA.

Kemi pranuar një sasi të armatimit të ri, përfshirë edhe ato që i kemi kërkuar specifikisht, dhe që besojmë se do të ndikojnë dukshëm në luftimet tona, Louay Muqdad i tha të premtën agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Kemi filluar ti shpërndajmë ato në vijat tona të frontit, dhe ato do të jenë në duart e oficerëve profesionistë dhe luftëtarët e FSA, shtoi ai pa dhënë detaje se për çfarë lloj armësh bëhet fjalë ose prej nga kishin arritur ato.

Sipas tij, armët do të përdoren për një qëllim, që është luftimi i regjimit të presidentit Bashar al-Assad, dhe se ato do të mblidhen pas rrëzimit të regjimit, dhe do tju kthehen prapa vendeve mike apo shteteve vëllazërore që i dërguan ato për forcat kryengritëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›