E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut: Armiqësia amerikane mund të shkaktojë luftë

I dërguari i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Sin So-Ho, ka thënë se ajo që ai e cilësoi si armiqësi amerikane, mund të çoj në luftë në çdo kohë, por ka përsëritur ofertën për bisedime.

Në një konferencë të rrallë për shtyp në Nju Jork, Sin So-Ho, tha se Uashingtoni ka shkaktuar tensionet me atë që ai e cilësoi si kërcënim atomik dhe duke mbajtur ushtrime ushtarake me Korenë Jugore.

Por, ai theksoi se Koreja Veriore është e gatshme për bisedime të gjëra me Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe çështjen e çarmatimit atomik.

Sipas tij, Pheniani kurrë nuk do të tërhiqet nga vetëmbrojtja.

I dërguari i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara ka kërkuar, poashtu, që Shtetet e Bashkuara ti tërheqin sanksionet ndaj Koresë Veriore dhe i ka rekomanduar shtetet anëtare të OBK-së, që të mos i respektojnë sanksionet e Këshillit të Sigurimit që janë imponuar për shkak të provave raketore dhe atomike të Phenianit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›