E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme berthamore amerikane ne Holande

Rreth 22 armë bërthamore amerikane ndodhen në territorin holandez, konfirmoi vetë ish-kryeministri Ruud Lubbers.

Lubbers, shef ekzekutivi nga vitit 1982 deri ne 1994-ten, sqaroi se bombat janë vendosur në dhoma të fshehta nëntokë, në bazën ajrore Volkel. Këto pohime ai i bëri në një dokumentar për "National Geographic", ku u shpreh: "Nuk do ta kisha besuar kurrë se ato gjëra të kota do të vazhdonin të mbeteshin aty deri në 2013-ten". Prania e armëve bërthamore në tokën holandeze është përfolur prej kohësh, por Lubbers është zyrtari më i lartë që konfirmon ekzistencën e tyre. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›