E Diel, 1 Nëntor 2026

F1 Ferrari Te permiresohemi ne provat zyrtare

Stefano Domenicali është i kënaqur me vendin e dytë të Fernando Alonsos në Kanada, por kjo nuk do të thotë se injoron të metat që tregoi skuderia Ferrari në pistën e Montrealit.

Shefi i “Kokëkuqes” u shpreh: “E dinim që nëse nuk do të kishte shi, do të zhvillonim një garë të mirë. Objektivi ynë ishte podiumi duke qenë se u nisëm nga vendi i gjashtë dhe e arritëm këtë objektiv.” Domenicali shtoi: “Alonso ishte i jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe Massa tregoi potencialin e tij duke marrë pikë edhe pse u nis nga vendi i 16. Kjo do të thotë që duhet të përmirësohemi në provat zyrtare në mënyrë që të mos nisemi me disavantazh në garat e ardhshme.” “Nëse duam të luftojmë për titullin kampion deri në fund, duhet të nisemi më mirë në garë”, tha Domenicali. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›