Arme dhe doreza hekuri ne makine, nje ne pranga
Tirane-Kontrolli i patrulles se policise se komisariatit nr.4 ne Tirane, ne nje automjet qe po levizte rreth ores 03.00 te mengjesit te djeshem, ka vertetuar dyshimet e bluve per personat qe po udhetonin ne te. Pasi i kane bere shenje per te ndaluar, sherbimet e policise kane ushtruar kontroll tek te dy udhetaret e “nates”. Personit qe ndodhej ne vendin e pasagjerit, ne automjetin tip “Volsvagen Pasat”, me targe TR 6663 G, gjate kontrollit ju gjet nje pistolete pa numer, me mulli te modifikuar, me 4 fisheke 7.62 mm, me makerim 11.65. Policia e ka vene menjehere ne pranga 27-vjecarin me banim ne Tirane, Adrian Vathi, qe e posedonte armen pa leje. Nderkohe qe efektivat blu te kryeqytetit, kane vijuar kontrollin edhe ne pjeset e brendshme te automjetit. Ne momentit qe po kontrollonin bagazhin, policet kane vene re nje doreze metalike perforcuese grushti, qe perdoret si mjet godites ne rast konfliktesh. Sipas policise, nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se automjeti ishte ne perdorim dhe ne pronesi, te 21-vjecarit Denis Dervishi, i cili ne ato momente ndodhej ne vendin e shoferit. Policia ka nisur ndaj tij procedimin penal ne gjendje te lire, per shkak te dorezes metalike qe u gjet. Pasi kane hetuar per kete person, ka rezultuar se Dervishi, ka qene i denuar edhe me pare per vjedhje me dhune. Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar automjetin tip “Volsvagen”, 4 fisheke, pistoleten dhe dorezen metalike.