E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Armë, granata dhe municione/ Arrestohet 44-vjeçarja në Shkodër, shpallet në kërkim bashkëshorti

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44 vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj.

Çifti, me banim në fshatin Shtoj I Vjetër, posedonin arsenal me granata e lëndë plasëse me qëllim tregtimin dhe shitjen e tyre.

Në vijim te veprimeve hetimore, policia e Shkodrës procedoi penalisht edhe babain e 44 vjeçares pasi mbante në banesën e tij 1 armë gjahu pa leje.

Në kërkim është shpallur burri I Emirsada Pirit, Dashamir Haruni ndërsa policia thotë se vijon punën për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, uniformat blu të Shkodrës gjetën dhe sekuestruan në banesën e çiftit, 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, një armë gjahu dhe pjesë armësh e municione luftarak.

Policia ka sekuestruar sendet që posedoheshin ilegalisht nga këta persona.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›