E Enjte, 5 Nëntor 2026

Armë, municion luftarak e veshje policie/ Asnjë i arrestuar pas kontrollit në banesën e Ervis Martinaj dhe të afërmve të tij

Asnjë person nuk  eshte arrestuar, shoqeruar apo proceduar në lidhje me armët që u gjetën në banësën e Ervis Martinajt dhe të afërmve të tij. Rezultati i aksionit të policisë që u zhvillua një ditë më parë në zonën e Fushe-Kuqes ishte vetem zbulimi i arsenalit te armeve dhe municionit.

Kontrolle u bene nga policia me vendim të Gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë së Kurbinit për llogari të hetimeve te nisura mbi zhdukjen e Martinajt.

Pas mbledhjes se qeverise ministri i drejtësisë Ulsi Manja u pyet nga gazetarët se pse nuk pati arrestime por nuk dha nje pergjigje.

Frocat speciale te RENEAS dhe ato te nderhyrjes se shpejte zbarkuan nje dite me pare ne vilen e fortifikuar te Ervis Martinatj fati i te cilit edne nuk dihet.

Nga kontrollet u zbuluan dy arme zjarri automatike, silenciatore afro 7 mije fisheke per lloje te ndryshme armesh si dhe veshje e paisje qe perdoren nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›