E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lavrov kërcënon Ukrainën: Përmbushni kushtet ose do ta zgjidhim me ushtri

Pasi Vladimir Putin  deklaroi   se ishte i hapur për negociata me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh  se Kievi dhe Perëndimi po kërkojnë të shkatërrojnë Mosken. Shefi I diplomacise I vendosi ultimatum  Ukrainës per të përmbushur kushtet e Rusisë.

“Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun. Çështja është e thjeshtë, përmbushni kushtet për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse”

 

Sipas kryediplomatit të Rusisë, përfitues nga ky konflikt jane shtetet e bashkuara te amerikes

“Nuk është sekret për askënd se qëllimi strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre është të mposhtin Rusinë në fushën e betejës si një mekanizëm për dobësimin e ndjeshëm apo edhe shkatërrimin e vendit tone.”

 

Ndërkohë  Ukraina po synon organizimin e një samiti paqeje deri në fund të shkurtit të mbështetur nga organizata e kombeve te bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›