Armend Dallku injoron çdo ofertë këtë verë
Prishtinë - Armend Dallku nuk ka ndërmend të lëvizë këtë verë nga skuadra ukrainase e Vorskla Poltava. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare deklaron se nuk do të pranojë asnjë ofertë që mund të vijë në drejtim të tij, ndryshe nga sezonet e kaluara.
Futbollisti 25 vjeçar e ka marrë këtë vendim pasi skuadra e tij do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës.
"Ekipet e interesuara për mua nuk do të jenë pjesëmarrëse në garat evropiane. Transferimi në ekipe të tilla është një hap mbrapa për karrierën time. Për më tepër, kur shkon në një ekip të ri, duhet ta fillosh gjithçka nga e para, ndërsa te Vorskla jam ndër futbollistët kryesorë", deklaroi futbollisti i krahut të djathtë për gazetën "Express".