Një djall e gjysmë; 900 apartamente e 11 mijë rroga
Barcelonë- Ronaldo, po sa kushton? Si mund të shpenzoheshin këto para nëse nuk do të derdheshin për xhepat e tu? Ja të rrekemi të japim një përgjigje. Cristiano Ronaldo pas transferimit tek Real Madridi duket si po çmend edhe ekonominë Evropiane. Një studim i fundit del në përfundimin se Cristiano Ronaldo vlen sa 900 apartamente në qytetin e Barcelonës por edhe sa rroga e rreth 11 mijë punëtorëve të thjeshtë.
Mario
Mario Martinez Rubio. E kush është ky? Një nga të paktët që e ka bërë Barcelonën të mundej këtë sezon. Në ndeshjen e javës së parë një gol i sulmuesit të Numancias e kishte nxjerrë Barçën kokëulur. Por, Mario nuk fiton ekzaktësisht atë që fiton Ronaldo. E përditshmja katalanase La Vangardia bën me dije se ai paguhet vetëm 124 mijë euro në vit. Pra për të arritur shifrën rekord 94 milionë euro të Ronaldos do ti duhej të luante pavdekësisht në 758 edicione të ligës spanjolle.
Shtëpi e punëtorë
E lemë mënjanë futbollin, por krahasimet mes kushtueshmërisë së Ronaldos me turlifarë entitetesh të tjera janë edhe më të frikshme. I linduri në Madeira vlen sa 900 apartamente 80 km katrorë në Barcelonë. Ndërsa kompania ajrore Vueling kushton 104 milionë; vetëm 10 më shumë se transferimi i portugezit. Mandej, vlera e kartonit të Ronaldos do të mbulonte pagën vjetore te 10.726 punëtorëve. La Vangardia është gazetë katalanase dhe nuk mungojnë moralizmat, porse ky Ronaldo duket e kapërceu i vetëm krizën ekonomike botërore.