E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armend Dallku në formacionin ideal të trajnerëve virtualë

Armend Dallku, mbrojtësi energjik i Kombëtares shqiptare ka zënë një vend në skuadrën ideale të tifozëve, të cilët kanë bërë edhe “trajnerin virtual” në faqen zyrtare të FIFA-s, vetëm pak ditë para ndeshjeve të ditës së tretë të eliminatoreve të Kupës së Botës “Afrika e Jugut 2010”. 25-vjeçari i lindur në Prishtinë e aktualisht në forcë me Vorskla Poltava në Ukrainë shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Shqipërisë kundër Maltës, ndërsa dha një kontribut të jashtëzakonshëm në nxjerrje jashtë loje të Henrik Larsonit në barazimin 0-0 të kuqezinjve me Suedinë (0-0).

“The best XI” – apo “11-shi më i mirë” i “FIFA World Cup Fantazy Game” sponsorizohet nga kompania e njohur amerikane McDonald's, një nga sponsorit zyrtarë të FIFA-s. Formacioni ideal është rreshtuar në skemën 4-3-3 dhe në listën që tifozët kanë mundësi të zgjedhin janë 7 mijë lojtarë.

Në portë rreshtohet Huan Gomezh i El Salvadorit, ndërsa mbrojtja përbehet nga Huan Kapdevila (Spanjë), Marius Stankevicius (Letoni), Vasileios Torosidis (Greqi) dhe Armend Dallku (Shqipëri).

Mesfusha përfshin amerikanin Klint Dempsej, italianin Daniele De Rosi dhe ukrainasin Serhij Nazareknko. Sulmi ka në përbërje golashënuesin më të mirë të Kampionatit të fundit Europian, spanjollin David Vija, grekun Teofanins Gekas dhe neolzelandezin Shane Smeltz.

Trajneri virtual fitues do të fitojë një udhëtim për dy veta në Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”, ku përfshihen edhe tre bileta për ndeshjet më të preferuara të fituesit si dhe akomodimi në hotel. Për momentin renditjen e “Ari Hanit virtual” e ka një fans me nofkën “drehwer79”, që ka grumbulluar deri tani 388 pikë.

E Enjte, 09 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›