Sulejman Demollari: Shqipëria, shanse të mëdha në Hungari e Portugali

Nga Sokol Paja
Sulejman Demollari, ish- trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, është shprehur shumë entuziast për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë në Budapest ndaj Hungarisë më 11 Tetor dhe në Lisbonë ndaj Portugalisë më 15 Tetor. Sipas Demollarit Shqipëria ka mundësi që në dyja ndeshjet të marrë pikë. Në Hungari duhet synuar edhe fitorja, ndërsa me Portugalinë do të jetë tepër e vështirë, pasi është edhe pretendentja e grupit. Ajo që e bën edhe më shumë entuziast Demollarin për rezultat pozitiv të Shqipërisë, është edhe faktori i mirë psikologjik, pasi kombëtarja jonë vjen pas dy ndeshjesh pozitive ndaj Suedisë dhe Maltës. Shanset në këtë takim, sidomos në Hungari, për kombëtaren tonë janë shumë të mëdha ku duhet synuar edhe fitorja, ndërsa në Portugali barazimi do të ishte si një fitore për kuq- e- zinjtë e kombëtares shqiptare. Aktualisht, Shqipëria është e para në grupin 1 me katër pikë, falë golavarazhit më të mirë se Suedia dhe Danimarka. I vetmi problem për kombëtaren tonë është forma e Duros e Salihit, të cilët vijnë pas dëmtimeve dhe aktivizimi momentalisht është në pikëpyetje, megjithëse stafi mjekësor ka dhënë garanci për aktivizimin. Gjithsesi, ish-trajneri i kombëtares Demollari është optimist se kombëtarja jonë do të marrë rezultate pozitive në Hungari e Portugali.
Prof. Demollari, si i mendon dy sfidat e ardhshme me Hungarinë dhe Portugalinë?
Unë mendoj se këto dy sfida janë shumë të vështira për kombëtaren tonë, por jo të pakalueshme. Ndeshja me Hungarinë është një ndeshje, ku kombëtarja jonë duhet që të kërkojë maksimumin dhe besoj se do ia arrijnë duke marrë parasysh se Hungaria ka dëmtime dhe niveli i futbollit hungarez është pak a shumë i njëjtë me nivelin e futbollit shqiptar. Ajo që më bën edhe më optimist është edhe fakti që Shqipëria është shumë e përgatitur nga ana psikologjike, pasi kemi zhvilluar dy ndeshje mjaft të mira me Maltën e Suedinë, çka na jep shpresa edhe me Portugalinë dhe Hungarinë. Unë mendoj se në Hungari duhet shpresuar edhe për një fitore. Në ndeshjen me Portugalinë, dihet tashmë që ata janë pretendentët kryesorë, do të jetë e vështirë, por besoj se me kontributin e të gjithë lojtarëve dhe të stafit me përpjekje maksimale, edhe në këtë ndeshje mund të marrim pikë. Shanset në të dyja ndeshjet janë për pikë, por kjo varet shumë nga sa do të japin futbollistët në fushë.
A ka shanse reale Shqipëria për kualifikim ose Play Off?
Shqipëria, në të vërtetë, ka pak shanse për kualifikim pasi janë ekipe shumë të forta se ne, por asnjëherë nuk duhen humbur shpresat. Kombëtarja jonë, me futbollistët që ka, mund të arrijë shumë dhe gjithçka do të varet nga forma dhe rendimenti i futbollistëve. Kualifikimi është i vështirë për të mos thënë i pamundur, por play off ndoshta edhe arrihet, gjithmonë nëse sportistët do të japin maksimumin.
Vlerësimi juaj për ecurinë e deritanishme të kombëtares?
Është e rëndësishme që, momentalisht, jemi mirë. Puna dhe rezultatet do të tregojnë se deri ku mund të shkojë kombëtarja jonë me forcën reale të saj. Gjithçka do të shihet me kalimin e kohës, pasi tani është herët të japim një vlerësim real, por rëndësi ka që po punohet mirë dhe kemi një ecuri të mirë.
Ka ndryshime në kombëtaren e Arie Haan, krahasuar me trajnerët e tjerë të huaj që kanë drejtuar kombëtaren shqiptare?
Koha do të tregojë gjithçka, tani është shumë herët për të folur mbi ndryshimet e kombëtares, pasi Haan sapo ka filluar punën në kombëtare. Në varësi të rezultateve, do të shihet se kush kombëtare do të jetë më e mira. Momentalisht, është herët të flasim.
E Enjte, 09 Tetor 2008