E Diel, 1 Nëntor 2026

Armenet mund te luten ne kishen turke

Per here te pare pas me shume se nje shekulli Turqia lejoi besimtaret e krishtere armene te kryenin ritet e tyre fetare ne nje kishe te shekullit te 11 e ndodhur ne territorin turk.

Ritet do te mbahen ne kishen Aghtamar e vendosur ne nje ishull te liqenit Van ne Turqine Lindore. Sipas te dhenave rreth 10 mije armene pritet te vizitojne kishen e shekullit te 11 per te kryer ritet fetare pas nje periudhe prej 100 vjetesh.

Qeveria turke ne vitin 2007 perfundoi rikonstruksionin e e plote te tempullit me shumen e 1 milione dollareve por duke e perdorur ate vetem si nje monument kulture. Kjo do te jete hera e pare qe besimtare armene do te lejohen te kryejne ritet e tyre aty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›