E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak 2 shperthime 30 viktima

Dy sulme me bombe thuajse te njekoheshme i kane dhene fund qetesise relative qe mbizoteronte ne Bagdad qe prej fundit te Muajit te Shenjte te Ramazanit. UPDATE

Sulmet kane marre gati 30 jete njerezish ndersa me shume se 100 te tjere mbeten te plagosur. Episodet e fundit te dhunes qe trondisin kryeqendren e Irakut ndodhen njeri ne afersi te sheshit Aden ne veri te Bagdadit dhe tjetri ne lagjen Mansur.

Autoritetet thone se shumica e te plagosurve ishin ne shperthimin e Adenit. Sipas policise ka shume gjasa qe sulmi te kete patur objektiv zyren e sigurise kombetare. Bomba tjeter u aktivizua jashte zyres se nje kompanie te telefonise celulare duke shkaterruar disa ndertesa prane.

Deri me tani askush nuk ka marre pergjegjesine per shperthimet qe u paraprine nga nje sulm me raketa mbi Zonen e Gjelber te fortifikuar rende qe strehon ambasada te huaja dhe zyra qeveritare. Dhuna ka njohur nje pershkallezim te ri ne Irak keto muajt e fundit dhe shenjestra kryesore e agresoreve mbeten forcat policore dhe ato ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›