Armepushim ne Gaza

Izraeli dhe lëvizja palestineze Hamas që qeveris në Gaza, ranë dakort për pushimin e zjarrit që për një javë u mori jetën të paktën 160 personave, përgjithësisht palestinezë.
Lajmi njoftohet nga ndërmjetësuesit egjiptianë dhe zyrtarë të vetë organizatës palestineze. Përflitet që armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 21:00 me orën lokale të së mërkurës.
Korespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen thotë se detajet e marrëveshjes mbeten ende për t’u zbardhur, por mësohet se Izraeli kërkon që t’u jepet fund të gjitha sulmeve me raketa nga Gaza në drejtim të territorit të tij.
Ndërkohë Lindja e MesmeArmëpushimi Izrael-Hamas mban Tel Aviv, shpërthim në autobus. Qeveria: Akt terrorist Izraeli kërcënon me ndërhyrje në terren Hamasi nga ana e tij përvec ndaljes së bombardimeve ajrore të Gazas ka kërkuar edhe fundin e bllokadës izraelite të Rripit të Gazas.
Në një njoftim të zyrës për media të kryeministrit Netanyahu thuhet se Izraeli ka rënë dakort me propozimet por kërkon siguri që heqja e bllokadës të mos shfrytëzohet për armatosjen e Hamasit.
Para marrëveshjes, Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Barack Obama ku ka pranuar sugjerimin e tij “për t’i dhënë një shans propozimit egjiptian për armëpushimin.
Megjithatë skeptikët thonë se njoftime të ngjashme u publikuan ditën e martë, por asnjë marrëveshje armëpushimi as u arrit e as u respektua. Për të parë nëse lajmi i publikuar rishtazi është i vërtetë do të duhen ndoshta edhe disa orë.
Ndërkohë, në Tel Aviv shpërthimi i një bombe vendosur në një autobus shhkaktoi plagosjen e të paktën 22 persona, ndërsa hakmarrja izraelite me bombardimet në qytetin e Gazas shkaktoi 4 të vrarë.
Në rajon ndodhet Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila u ndal fillimisht në Egjipt ku u takua me presidentin Mohamed Morsi dhe Ministrin e Jashtëm vendas përkrah të cilit u dha lajmi i marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.
Reagime ka patur edhe në vendet e rajonit. Lideri Suprem iranian, Ajatollahu Khamenei dënoi sulmet ndaj Gazas dhe i cilësoi udhëheqësit izraelitë si “gjakatarë”. Ashpër më herët ka reaguar edhe Turqia. Kryeministri Erdogan e cilësoi shtetin izraelit një shtet terrorist, pasi sic tha ai, vetëm një shtet i tillë vret fëmijët.