Armet kapet i pesti i trafikut
SARANDE - Ka rene ne dore te policise personi i peste i grupit te operacionit Zastava finalizuar kater dite me pare ne piken e kalimit kufitar te Qafe - Botes. Altin Kaca eshte personi i peste i kapur ne qytetin e Burrelit. Nga burime konfidenciale mesojme se gjate hetimeve me te ndaluarit e tri diteve me pare Sokol Lepuri njeri prej te ndaluarve po nga Burreli ka deshmuar lidhjen dhe pjesemarrjen ne trafikimin e armeve edhe me shtetasin Kaca. Kjo i ka shtyre hetimet jashte Sarandes ne qytetin e Burrelit. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij nuk u gjet arme tjeter. Nga hetimi paraprak mesohet se Altin Kaca ka pranuar qe kater pistoletat ia ka dhene ai Sokol Lepurit dhe se atij ia ka dhene nje person tjeter per te cilin ende nuk ben te ditur asnje emer. Po dje u derguan ne gjykate tre te arrestuarit e pare Lepuri shtetasja greko-gjermane Aliki Buratzi dhe Elidon Kerpi. Ata u lane ne masen burg pa afat deri ne fund te hetimeve. sh.d