E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Armët bërthamore ruse në Bjellorusi/ Zyrtari i Minskut: S’ka gjasa të përdoren, s’do arrijë puna deri aty

Zyrtari më i lartë në Këshillin e Sigurimit Bjellorusi ka deklaruar se nuk ka gjasa që Rusia të përdorë armët bërthamore që planifikon të vendosë në Bjellorusi.

“Numri i kokave nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se si do të përdoren dhe nëse do të përdoren siç duhet”, tha Alexander Volfovich, i cili shërben si sekretar i Këshillit të Sigurimit.

“Për sa i përket nëse do të duhet të përdoren apo jo… Unë nuk mendoj se gjërat do të shkojnë aq larg sa të duhet të përdoren”, shtoi ai.

Volfovich e bëri këtë deklaratë në Moskë, ku presidenti bjellorus Alexander Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë udhëtuan këtë javë për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Municionet e tjera taktike ose strategjike bërthamore janë projektuar kryesisht si një parandalues, të projektuar për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë”, tha Volfovich, sipas BelTa.

Gazetarët i kërkuan Volfovich të sqarojë se ku do të vendosen armët bërthamore të Rusisë pas deklaratës së ambasadorit rus se ato do të vendoseshin në kufirin perëndimor të Bjellorusisë.

“E gjithë Bjellorusia ndodhet afër kufirit perëndimor. Është posti perëndimor i Bjellorusisë dhe Rusisë. Ne nuk duhet t’i vendosim ato pranë kufijve të Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›