Armët e së ardhmes
Në një situatë që hera - herës është cilësuar si kritike duket se ka vend edhe për teknologjinë e avancuar ushtarake. Ndërsa në vendin fqinj flitet për krizën ekonomike dhe luftën e brendshme politike shtetet e tjera po e konsiderojnë Italinë si një vend të avancuar në teknologjinë ushtarake. Sipas një lajmi të shtypit italian vetë ushtria ruse po kërkon të modernizojë ushtrinë e saj duke dashur të mbështetet tek teknologjia italiane. Pasi kanë blerë lejen e prodhimit për xhipat e blinduar antimina Lince rusët janë duke vlerësuar edhe makinat e blinduara dhe të rënda Centauro dhe ato që shërbejnë për transportimin e trupave të quajtura Freccia. Ndërkaq duket se rusët janë shumë të interesuar edhe për programin “Ushtari i së Ardhmes”. Për këtë të fundit janë parashikuar blerje armësh dhe sensorësh shumë ta avancuar në të cilat bëjnë pjesë pushkët e reja Beretta ARX 160, me granatahedhëse, kamera (që regjistrojnë ditën dhe natën) të cilat janë në gjëndje që të shpërndajnë në të njëjtën kohë në rrjet të gjitha ato që shikon një ushtar në fushën e betejës. Në këtë kontekst shumë kompani dhe firma të ndryshme italiane janë tashmë të përfshira në këtë fushë. Vlen të përmenden padyshim firmat Beretta, Selex Galileo dhe Selex Communications, por edhe Iveco e cila ka arritur sukses sidomos në Afganistan me mjetet e luftimit të dixhitalizuar Freccia. Italia, nisur nga fakti se aktualisht ka një buxhet të pakët në dispozicion të ministrisë së Mbrojtjes do të ishte e interesuar nga ana e saj që të vazhdonte më tej në perfeksionimin e armëve në dispozicion të ushtrisë së saj. Edhe në vizitën e fundit që ministri i Mbrojtjes së Italisë, Di Paola të kryer në prillin e kaluar në Moskë, është folur për këtë projekt. Natyrisht bisedimet kanë qenë të rezervuara por nga ana tjetër përfaqësuesit e firmave italiane kanë deklaruar se kanë patur kontakte me rusët për “ushtarin e së ardhmes” duke vënë në dukje edhe bashkëpunimin që kanë patur ndër vite me rusët sidomos në sektorin e komunikacionit dhe në atë hekurudhor bazuar edhe në një marrëveshje të firmosur që në vitin 2005. Në fakt, flitet se rusët kërkojnë që të modernizojnë armët e tyre që disponojnë me armët më të mira europiane siç është edhe rasti i anijeve luftarake franceze Mistral. Prej kohësh ndërkaq forcat e Natos kanë kërkuar që të rrisin kapacitetin e forcave të tyre sidomos në Komandën dhe Kontrollin, pastaj në lëvizshmërinë dhe në autonominë e ushtarëve të tyre. Për këtë ka patur edhe një program kërkimi dhe zhvillimi që ka filluar prej vitesh. Që në vitin 2007 prototipat e prodhuar janë provuar, kanë kaluar koaludimin e tyre sidomos në shkollat e ndryshme ushtarake italiane ku spikat padyshim ajo e Cesanos. Janë arritur të prodhohen rreth 92 prototipe të “ushtarit të së ardhmes”. Kërkohet që me anë të “ushtarit të së ardhmes” të rriten jo vetëm operacionet e tij luftarake por edhe kapja e objektivit, kontrolli i shënjestrës, komunikimet dhe menaxhimi i informacionit. Më tej duket se “ushtari i së ardhmes” duhet të paiset me një armë të kalibrit 5.56 mm, një garnatahedhës 40 mm, pastaj do të paiset edhe me një kamera termike dhe një të thjeshtë që do të punojë në të njëjtin kanal. Në të njëjtën kohë do të jetë i mbrojtur nga të gjitha kërcënimet e mundshme dhe do të jetë i paisur me mbrojtjës antilazer dhe ato kundra zjarrit. Nga ana tjetër sistemi i Komadës dhe ai i Kontrolit do të jetë i paisur me sensorë të shumtë që do të rrisin perceptimin global që ushtari do të ketë në situatën në të cilën duhet të reagojë me shumë efikasitet. Në të njëjëtën kohë do të jetë i paisur edhe me një kompjuter individual dhe me një radio individuale. Edhe autonomia flitet se është përmirësuar shumë dhe për këtë janë vënë në dispozicion materiale të fjalës së fundit sidomos në sektorin elektrik. Më tej do të ketë një peshë ideale dhe do të ketë një kapacitet lëvizje dhe vëzhgimi edhe në errësirë duke njohur më së miri situatën.