E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet rebeleve Franca konfirmon lajmin

Ushtria franceze ka konfirmuar lajmet se ka hedhur me parashutë nga avionët e saj armë për rebelët që luftojnë kundër kolonelit Muammar Gaddafi në Libi.

“Filluam të hidhnim ndihma humanitare si ushqime, ujë dhe ilace, por situata në terren u përkeqësua. Prandaj hodhëm armë në mënyrë që civilët të vetëmbroheshin”, ka deklaruar koloneli Thierry Burkhard, zëdhënës ushtarak.

Sipas burimit, bëhet fjalë për armë të lehta dhe municione që u janë dhënë luftëtarëve tribalë të fisit Berber, në malet e Nafusës, në fillim të qershorit.

Më herët, një artikull në numrin e sotëm të gazetës “Le Figaro” thoshte se armët përfshinin raketahedhës dhe predha anti-tank.

“Franca, një nga vendet që po udhëheq ofensivën e NATO-s në Libi, nuk i kishte informuar aleatët e saj për këtë lëvizje”, shkruante gazeta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›