Timoshenko përballet me drejtësinë ukrainase

Ish kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko është paraqitur sot në gjykatë në lidhje me akuzat për abuzim me detyrën. Akuzat mbështeten në një marrëveshje që ajo ka nënshkruar në vitin 2009 që të blej gaz natyral nga Rusia më çmime që hetuesit thonë se kanë qenë shumë të larta.
Timoshenko i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht dhe të orkestruara nga Presidenti Viktor Janukoviç.
Timoshenko, një nga liderët e “Revolucionit të Portokallinjtë” në vitin 2004, kishte humbur me një rezultat të ngushtë ndaj Janukoviçit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet deri me 7 vjet burg.