E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armstrong aksidentohet në garën e parë

Lance Armstrong, 7 herë kampion i botës në çiklizëm, është shtruar me urgjencë në spital pasi është rrëzuar në ditën e parë të garës 5 ditore, “Vuelta of Castilla”. Zedhënësi i ish-kampionit të botës nuk jep detaje të hollësishme për gjendjen e çiklistit, por konfirmon vetëm se ai është shtruar në spital.

Armstrong e pati lënë sportin eçiklizmit, dhe iu rikthye kohët e fundit duke garuar për ekipin kazak, “Astana”. Armstrong pritet të marrë pjesë në “Xhiron e Italisë”, e cila është e dyta për nga rëndësia pas “Tour de France”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›