E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Interi e meriton plotësisht kreun

Torino - Xhixhi Bufon pranon se skuadra e Interit e meriton plotësisht kreun e Serisë A. Në një intervistë për “Sky”, portieri i Juventusit foli rreth rivalit të skuadrës së tij, dhe për objektivat e “Zonjës së Vjetër” këtë sezon.

“Aktualisht Interi e meriton vendin e parë, sepse edhe në momentet më vështira ata kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet me lehtësi. Shpresoj që Juventusi ta fitojë së paku një trofe këtë vit. Titulli i Serisë A është shumë i rëndësishëm, por duket i largët. Ndërsa, Kupa e Italisë është një trofe që mund ta fitojmë më lehtë”, -deklaroi Xhanluixhi Bufon për mikrofonët e “Sky”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›