E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aroma e ushqimit ndikon vetëkontrollin për njerëzit që mbajnë dietë

ushqimi-dieteShkencëtarët kanë zbuluar se shikimi dhe aroma e ushqimit të shëndetshëm mund të ndihmojë njerëzit që nisin dieta të rrinë në qëllimet e humbjes së peshës.

Në një testim, njerëzit reduktuar konsumin e tyre të çokollatës më shumë se gjysëm në qoftë se ata ndjenin një portokalli të freskët fillimisht.

Shkencëtarët nga Universiteti i Leeds thanë gjithashtu së kur shikohet dhe madje ndjehet aroma e frutave dhe perimeve, mund të ulë konsumin e përgjithshëm të ushqimit.

Studimi, i prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë për Studimin e Sjelljes Ingestive, sugjeron se ushqime të shëndetshme që janë të lidhura me dietat mund të ndihmojnë në përmirësimin e vetëkontrollit. Shkencëtarët thonë se duke u ekspozuar ndaj frutave dhe perimeve ndihmon të kujtohet qëllimi i dietës së tyre.

Ushqimi i shëndetshëm mund të sigurojë një kujtesë të menjëhershme për ata që mbajnë dietë”. Studimi gjeti gjithashtu se efektet e ushqimit të shëndetshëm për të përmirësuar vetëkontrollin ta që mbajnë dietë mund të jetë më e dobishme kur je i uritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›