E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PD-së Basha, sot takim prezantues me ambasadorin e OSBE-së

basha2Tiranë- Pas takimit prezantues me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ambasadori i OSBE-së i sapoemëruar në Shqipëri, Robert Wilton, do të zhvillojë sot një takim prezantues me kreun e Partisë Demokratike, Igli Totozani.

Kjo vizitë vjen edhe pas marrjes së detyrës së re nga Basha, i cili u zgjodh në krye të PD-së. Ndërkohë dy ditë më parë ai u takua me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, i cili e uroi për fitoren.

Vetë Basha u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit ishin të manipuluara, ndërsa shtoi se do të krijojë një opozitë të fortë. Ndërsa vetë ambasadori u shpreh që të mbyllet çertifikimi i zgjedhjeve sepse vendi në dhjetor ka shumë mundësi për marrjen e statusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›