E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arome tangoje

Konsiderohet si nje nga kercimet me sensuale qe mbart shume thyerje e levizje ritmike.

Per profesionistet e vallezimit asgje me shume sesa nje tango nuk arrin te percjelle ndjenja permes levizjeve te trupit. Tango i perket te pakteve kercime qe rruges se gjate prej se kaluares dhe shetitjeve nga njeri kontinent ne tjetrin ka bere rezistence te forte deri sot ne koherat e kulmit te shperthimit te rrymave te reja muzikore.

Frymezimi i shume subjekteve kinematografike dhe romancave tango mbetet edhe ne Shqiperi nje vallezim shume i preferuar. Teksa vizitojme nje palester te dansit sportiv ne Tirane shohim se shume te rinj jane te apasionuar pas ketij kercimi me origjine latine.

Eumlshte kercim romantik plot energji dhe force. Ballroom eshte me e bukura shprehet Kris. Ai dhe Sindi kane 10 vjet qe mesojne tango se bashku. Per ta te vallezosh ne keto ritme eshte si te derdhesh nje mori ndjenjash te cilat ata tashme jane mesuar ti shpehin permes hapave. Tango eshte nje kercim qe gjej veten. Eumlshte nje kercim ku mund te shpreh te gjitha llojet e ndjenjave. Tango eshte nje kercim i pavdekshem dhe do vazhdoje te jete i pelqyer pohon Sindi.

Tango josh shume njerez. Ne Shqiperi ajo nuk perfaqeson vetem profesionistet por njerez te ndryshem qe perballe hapave ritmike nuk deshirojen te qendrojne thjesht spektatore. Tashme kjo eshte kthyer ne nje mode sidomos ne Tirane. Tango kercejne te tere. Tango eshte e te gjitheve. Sa e lashte eshte aq edhe e re sepse kercehet ne menyra te ndryshme. Tango fillon qe ne moshen 8-vjec per te thene qe edhe 60-vjecaret vijne dhe mesojne tango. Kemi dhe shume cifte qe martohen e qe vijne ta mesojne nenvizon Albana.

Sipas instruktores Sonia Boshnjaku kercimi i tangos nuk eshte shume i thjeshte per tu pervetesuar. Ne morine e koreografive nga stile te ndryshme ne vende te ndryshme eshte e nevojshme shume dinamike e po aq ndjeshmeri per te mesuar te kercesh nje tango ashtu sic duhet. Kemi dy lloj tangosh argjentinase dhe ajo e salloneve. Eumlshte shume e veshtire te mesosh tango por njekohesisht eshte edhe shume e bukur. Te bukur tangon e bejne ajo levizjet e prera sensuale pohon ajo.

Edhe pse origjinen e mbart nga Argjentina e larget tashme tango eshte pasuri nderkombetare artistike. Instruktorja Albana Sinanaj tregon se ajo ka nje tradite te hershme te krijimit te muzikes tango si dhe te kercimit te saj edhe ne Shqiperi. Nje rryme qe ende sot pelqehet ne festa familjare gezime e raste kur miq mblidhen se bashku. Eumlshte nje tango e prinderve tane ne vitet 30 ose me heret kur grupe nga Buenos Aires vinin ne Europe dhe keshtu u perhap tango dhe tek ne. Gjithmone eshte kercyer tango ne dasma e kudo shon Albana.

Tango ben pjese tek te paktat rryma dhe kercime qe ka pasur nje influence te gjere nga kultura spanjolle deri ajo afrikane. E duket se shperthimin e ka pasur ne fillim te shekullit te 20-te ku balerine dhe orkestrues nga Buenos Aires udhetuan drejt Europes per te performuar tango ne fillim ne Paris me pas ne Londer Berlin etj. Nga fundi i vitit 1913 ajo u perhap mjaft ne Nju Jork dhe Finlande.

Por pas 1914-es tango fitoi stile te ndryshme ne vende te ndryshme. Sot ka shume lloj tangosh por ajo qe konsiderohet si tango autentike dhe qe eshte shume afer origjinalit eshte ajo argjentinase dhe uruguajane. Ne 2009-en me kerkese te ketyre dy vendeve Unesco e shpalli tangon si pjese te trashegimise kulturore jomateriale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›