Me and You nga e shtuna ne Top Channel

Dy artiste ose dy grupe muzikore jo vetem do te kendojne live por edhe do te rrefejne per publikun ne studio dhe shtepi copeza nga jeta e tyre si dhe hapat e ndjekura ne karrierat muzikore perkatese.
Perpos kengeve dhe rrefimeve te artisteve programi Me and You do te permbaje edhe inserte me pamje nga e kaluara e momenteve te rendesishme per ta si marrje cmimesh por edhe filmime private te vete kengetareve. Nje program muzikor ndryshe me autore Arbana Osmanin ku artistet prezantojne vetveten.
Me and You vjen natyrshem ne ekranin e Top Channel pasi edhe industria e muzikes ne bote po priret drejt bashkepunimeve. Jane artistet me te mire te muzikes moderne shqiptare qe kane mundesi te shfaqin veten e tyre dhe te shprehen ne duete shprehet Osmani.
Ne performancat e tyre kengetaret do te shoqerohen nga orkestra e Top Channel nen drejtimin e Dorian Gjonit. Kete te shtune ne oren 2045 te ftuarit e Me and You do te jene Alma Bektashi dhe Elton Deda per tu pasuar ne te shtunat e ardhshme nga Alban Skenderaj e Pirro Cako Vikena Kamenica dhe Eliza Hoxha Eneida Tarifa dhe Altin Goci grupet Minatori dhe Fisniket Juliana Pasha dhe Sidrit Bejleri.
Me and You per te shijuar muziken bashkekohore shqiptare dhe per te njohur me nga afer nepermjet rrefimeve personale artistet vendas.