Arquette del nga rehabilitimi

Aktori David Arquette ka lënë qendrën e rehabilitimit në të cilën ishte shtruar katër javë më parë për shkak të problemeve me alkoolin.
Këto probleme u bënë më të papërballueshme pas divorcit me Courtney Cox në tetorin e kaluar.
Një nga mjekët e klinikës deklaroi se David tashmë “ndihet mirë dhe është i gatshëm të vazhdojë përpara me jetën e tij”.
“David tashmë e kupton se sa shumë kanë dalë gjërat jashtë kontrollit për faj të alkoolit dhe nuk do që të përsërisë gabimet që ka bërë”, tha një burim për ‘The Sun’.