E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spears ngjitet perseri ne altar

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, u ngjit për herë të tretë në altarin e një kishe, por këtë herë jo për t’u lidhur në martesë.

29-vjeçarja ishte mbajtësja e unazave për mikeshën e saj, Brett Miller, e lidhur në martesë një ditë më parë, në Majemi.

Duke përfituar nga dasma, Spears dhe i dashuri i saj, Jason Trawick, kaluan një mbrëmje romantike në disa prej vendeve më luksoze të Majemit.

Nga ana e saj, Brett u martua me aktorin Frank Lionetti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›