Arrat kontrabande, pranga doganierit dhe tregtarit
Pogradec - Nje punonjes dogane ne Qafe-Thane eshte arrestuar paraditen e djeshme, i dyshuar per kalimin e nje sasie arrash kontrabande. Se bashku me 50-vjecarin Sokol Bala, nga qyteti i Korces, ne pranga ka rene edhe tregtari R.J., 43 vjec, nga Pogradeci. Sipas te dhenave paraprake, doganieri dhe tregtari dyshohet te kene bashkepunuar midis tyre per kalimin e nje sasie malli kontrabande nga Maqedonia ne Shqiperi. Rreth ores 05.00 te mengjesit te djeshem, ne piken e kalimit kufitar te Qaf-Thanes ka kaluar mjeti me targe PG 1762 B i drejtuar nga tregtari pogradecar. Mjeti kishte nje sasi prej 770 kg arra te qeruara, me vlere rreth 600 mije leke te reja, te cilat nuk ishin deklaruar ne dogane. Ato u kapen gjate nje kontrolli rutine te ushtruar nga uniformat blu, ne aksin rrugor Qafe-Thane - Pogradec. Pas verifikimeve te para u vendos arrestimi i doganierit te turnit dhe tregtarit.
G. Ashimi
G. Ashimi