Arratiset i burgosuri per vrasje

Largimi eshte bere ne prani te policise se burgjeve dhe policise se Lezhes e cila po e ruante jashte shtepise se tij sa ai te cmallej me familjaret.
Se bashku me te ndodhej edhe i vellai Genc Tafili i denuar perjetesisht per vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit i cili po ashtu kishte perfituar nje leje pak oreshe per te shkuar ne shtepi.
Genc Tafili nuk eshte arratisur nderkohe qe i vellai eshte ende ne kerkim nga policia ne veri te vendit.
I denuar me 25 vjet heqje lirie 41 vjecari Admir Tafili eshte nga familja Tafili i ati i te cilit se bashku me te vellane Gencin qelluan per vdekje drejtorin e policise se Shkodres kolenel Arben Zylyftarin.
Admir Tafili eshte arrestuar ne vitin 2001 dhe akuzohet ti kete bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Pjeter Petrushi te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafilin.
Admir Tafili sipas burimeve te sigurta te policise perpara arrestimit ne Shqiperi kishte kryer nje arratisje po te bujshme edhe ne shtetin zviceran ku po vuante denimin per ceshtje droge.
Pasi u arratis nga Zvicra sipas te njejtave burime ai eshte kthyer ne Shkoder duke perpiluar brenda nje kohe te shkurter planin e hakmarrjes nga ku ne nje prite plagosi ish-shefin e Malesise se Madhe.
Admir Tafili gjate ketyre viteve eshte transferuar shpesh nga njeri burg i sigurise se larte ne tjetrin me i fundit i te cilit ishte kalimi nga burgu i Burrelit ne ate te Shenkollit.
Ne shkurt te 2009-es Tafili doli para gjykates per te deshmuar mbi nje arratisje tjeter te bujshme ate te Burrelit ku duke prere hekurat e burgut dy te denuar te perjetshem dolen nga sektori B i ketij burgu per tu arrestuar ore me vone.
Ne ate kohe Admir Tafili ishte magazinier i ushqimit te te denuarve ne kete burg.