E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ne Qafe-Morine i denuari ne Belgjike

TROPOJE- Arrestohet ne Qafe-Morine te Tropojes nje 34 vjecar nga Gjakova. Milot Juniku eshte arrestuar nga forcat e policise kufitare te Tropojes te premten ne mbremje derisa po kalonte per ne territorirn e Shqiperise permes vend kalimit kufitar te Qafe-Morines ne kufirin Kosove-Shqiperi. Shefi i Policise Kufitare per rajonin e Tropojes Naim Biberaj ka bere te ditur per Shekulli-n se arrestimi i Junikut eshte bere rreth ores 2100 te se premtes me arsyetimin se ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet belge te drejtesise pasi ishte denuar ne mungese me 4 vjet e pese muaj burgim per vepren penale te vjedhjes me arme vjedhje permes celesave te kopjuar dhe pjesmarrjen ne organizata kriminale. Pas arrestimit shtetasi kosovar nga Gjakova eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te Policise Tropojes Nderkohe ne baze te procedurave ligjore ne fuqi autoriteteve belge do tju duhet qe brenda 40 ditesh te paraqesin ne Gjykaten e Shakalles se Pare te Tropojes te gjithe dokumentacion e nevojshem per ekstradimin e te arrestuarit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›