E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset me vajzën 2-vjecare pas vrasjes së gruas, kërkohet Ismet Hysa

TIRANË- Një ditë pas krimit të rëndë në familje, ku burri vrau me thikë gruan në sy të vogëlushes së tyre 2-vjecare dhe më pas u arratis bashkë me të në drejtim të paditur vijon ende të mbetet të kërkim.

Forca të shumta policore janë angazhuar në kapjen e tij 40-vjecarit Ismet Hysa , ndërkohë që mbetet mister vendodhja e tij.

Ismet Hysa qëlloi disa herë me thikë gruan e tij 24-vjecare Jetlira Doci, dujke i shkatuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë u largua nga vendi i krimit me vogëlushën 2-vjecare.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në bansën e familjes hysa në afërsi të shkollës Teknologjike në Tiranë.

Pas krimit Hysa u pa nga dëshmitarë të largohet në këmbë deri tek kthesa e Kamzës, ndërsa më pas dyshohet se ka udhëtuar me makinë.

Burime të policisë bëjnë me dije se Ismet Hysa akuzohet për ‘vrasje me dashje’, ndërkohë nga të dhënat paraprake hetimore mësohet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›